Bogdani: Shqiptaret dhe italianet nuk dallojnë shumë



I ndodhur për ca ditë në Tiranë, futbollisti shqiptar i cili ka bërë mjaft emër në kampionatin italian, Erjon Bogdani, ka dhënë edhe një intervistë për “Panorama Plus”, gjatë të cilët, mes tjerash, flet edhe për famën në Itali, si dhe bashkëjetesën që do të nisë shumë shpejt me të dashurën e tij, juristen italiane Rosella.

Keni ardhur në Tiranë për pak ditë? Po i ndiqni ndeshjet”Euro 2008"?

Bogdani: Për të qenë i sinqertë disa ndeshje, për të mos thënë shumë pak.

Cili është personi me të cilin kaloni më shumë kohë në Tiranë?

Bogdani: Është vëllai im binjak, Adi, me profesion jurist.

Jeni tifoz i ndonjë skuadre, di që keni qenë me Holandën dhe tani jeni me Italinë?

Bogdani: Jo, nuk jam tifoz. Unë thjesht vlerësoj lojën e skuadrave gjatë ndeshjes.

Si profesionist mund të bëni ndonjë parashikim për skuadrën fituese të “Euro 2008”?

Bogdani: Në fakt është shumë shpejt. Por mendoj që ndër skuadrat fituese mund të jenë, Spanja, Holanda, Italia.

Si është jeta juaj në Itali, si sportist me famë?

Bogdani: Kam tetë vite që jetoj në Itali. Tashmë njihem nga të gjithë, jam i vëzhguar, e si pasojë më duhet të bëj një jetë disi më të mbyllur, e të jem më i rezervuar.

Si përballeni me tifozët, në rastet kur një ndeshje nuk del mirë?

Bogdani: Tifozët kanë punën e tyre, por di që më kanë duartrokitur dhe si kundërshtar. Ajo që dua të them është që, në Itali sporti është i vështirë, ka konkurrencë të fortë dhe jo ç’do gjë varet nga lojtari.

Për Livornon ç’mund të na thoni? Mediat e komentuan si “sezon të errët”?

Bogdani: Jo gjithmonë skuadrat e arrijnë objektivin.

Ju keni një idhull, ai është Van Basten? Çfarë ju ka thënë kur e takuat?

Bogdani: Po. E kam takuar pas ndeshjes Holandë-Shqipëri dhe më përgëzoi për lojën e mirë dhe më uroi suksese.

Çfarë mund të jetë e rëndësishme për karrierën tuaj si sportist?

Bogdani: Të jem gati gjithmonë, duke u stërvitur sa më mirë.

Për momentin jeta profesionale?

Bogdani: Kam dy vite kontratë me ekipin e Chievos, mund të shkoj në Veronë.

E ndjek futbollin shqiptar?

Bogdani: Jo, nuk e ndjek. Por takohem me shokët e mi të kombëtares, dhe ata më informojnë për të gjitha ndeshjet. U uroj sukses të gjithë lojtarëve, që luajnë për Shqipërinë!

Si e shihni veten në lidhje me Shqipërinë. A mund të ktheheni një ditë?

Bogdani: Nuk besoj se kthehem. Në Itali u bënë shumë vite, dhe me atë vend kam lidhur shumë gjëra. Por besoj një kontribut i imi, do të ishte të jepja ndihmën time në përzgjedhjen e lojtarëve.

Mos e keni fjalën dhe për lidhjen tuaj me juristen italiane?

Bogdani: Në fakt nuk më pëlqen të flas për jetën private, por po të them vazhdoj të jem i lidhur, me Rossellën, 27 vjeçe, juriste nga Salerno. Prej më shumë së tre vite jemi bashkë.

Ç’plane keni, do e thelloni këtë lidhje?

Bogdani: Po. Së shpejti do të nisim bashkëjetesën. Mendoj se ka ardhur koha të bëj jetë familjare.

Martesën sa afër, apo larg e shihni?

Bogdani: Në fakt tani për tani, nuk kam plan për martesë.

“Gratë e futbollistëve” janë shumë të përfolura, Rossella si mund të prezantohet një ditë?

Bogdani: E thjeshtë, normale, e qeshur.

Prindërit, vëllai e kanë takuar?

Bogdani: Po natyrisht, ua kam prezantuar.

Ajo ka qenë në Tiranë?

Bogdani: Jo, në fakt ajo ka shumë dëshirë të vijë. Por këtë verë do ia plotësoj dëshirën, do vijmë të qëndrojmë 2-3 ditë këtu.

Ti një sportist, gjithmonë me udhëtime. Si ia bëni për të ruajtur ekuilbrat?

Bogdani: Kalojmë kohë bashkë. Kur ka mundësi më shoqëron dhe në ndeshje.

Si të duken vajzat shqiptare, krahasuar me ato italiane?

Bogdani: Nuk ndryshojnë. Besoj, po zvogëlohet shumë diferenca mes Tiranës dhe Perëndimit.

Mediat ju kanë komentuar si një nga “beqarët luksozë” të futbollit dhe “aventurier”. Ç’mund të më thoni?

Bogdani: Kjo fjala “aventurier”, nuk më pëlqen. Sepse për të thënë të vërtetën, unë në Itali jam person shumë i vëzhguar, dhe përpiqen të bëj një jetë sa më të mbyllur.













Sot kete faqe e kane vizituar: 14 visitors (15 hits) ! Copyright Tani.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free