Wikipedia së shpejti edhe në botim të shtypur





Derisa çdo ditë e më shumë revista klasike dhe publikime të ndryshme gazetareske po i drejtohen ekskluzivisht internetit si medium në të cilin publikojnë përmbajtjet e tyre, disa tjerë, siç është Wikipedia, e cila në thelb është e pranishme ekskluzivisht në internet, i kthehet versioneve të shtypura në letër.

Versioni i shtypur i Wikipedias tani për tani do të paraqitet vetëm në Gjermani. Paralajmërimi është bërë publik nga tabori i shtëpisë gjigante botuese gjermane Bertlesmann, e më këtë hap Wikipedian do të tentojë ta afrojë me publikun e gjerë.

Krejt e logjikshme, Wikipedia e shtypur do të jetë me e varfër në krahasim me versionin online dhe do të humbas disa nga gjërat të cilat e bëjnë atë jashtëzakonisht të fuqishme – lidhjet në mes të artikujve të ndryshme dhe lidhjet me faqet tjera të internetit, si dhe gjëra të ngjashme.


Versioni gjerman i Wikipedias përmban rreth 750 mijë artikuj, mirëpo sipas disa spekulimeve, në formën e shtypur do të paraqiten në mes të 25 e 50 artikujve. Secili nga artikujt e shtypur nuk do të jetë i plotë sikur versioni online i kësaj enciklopedie të popullarizuar të internetit, mirëpo do të përmbajë 15 rreshta të tekstit të shkurtuar. Botuesi Bertlesmann paralajmëron se nga secili numër i shitur i versionit të shtypur ai do t’i dhurojë pjesës gjermane të projektit Wikipedia nga një euro.

Për versionin e shtypur të Wikipedias, blerësit do të duhet të ndajnë nga 20 euro.


Nintendo shet 25 milionë konzola Wii



Të gjithë e kanë të qartë se Nintendo me krenari qëndron në fronin e konzolave të lojërave, e si dëshmi për këtë nga tabori i këtij gjiganti nga Kyoto kanë vendosur të publikojnë edhe shifrat konkrete.

Profiti i kompanisë Nintendo është rritur gjatë vitit të kaluar për hiq më pak se 47.7 për qind (2.5 miliardë dollarë amerikanë), që në radhë të parë është shkaktuar nga popullariteti i jashtëzakonshëm i konzolës së saj të lojërave Wii, konzolës së dorës DS dhe harduerit përkatës.

Përkundër ngadalësimit të ekonomisë globale, industria e videolojërave ka bërë tregti jashtëzakonisht të suksesshme, që dëshmojnë edhe të dhënat e publikuara. Strategjia e afarizmit të Nintendos e cila është e drejtuar kah lojtarët fillestarë dhe atyre profesionistë është shpaguar majmë, si në planin financiar po ashtu edhe kundër konkurrentëve të drejtpërdrejt si Sony e Microsoft.



Mi laserik nga Logitech për laptopë

Logitech ka paraqitur miun wireless (pa tela) për laptopë V450 Nano, me qëllim që profesionistëve të cilët shfrytëzojnë laptop personal apo MacBook, t’ju ofrojë më shumë se komfor, e me këtë edhe produktivitet më të lartë.

Miu V450 Nano përmban pranuesin ekskluziv të Logitech “kyç dhe harro”. Për shkak të dimensioneve të tij të vogla, njerëzit mund ta kyçin pranuesin në qasjen USB dhe të harrojnë për të – kështu miu gjithmonë është i përgatitur për përdorim.

V450 Nano mundëson produktivitet të shtuar falë sensorit të përparuar laserik, për shkak të të cilit, lëvizja e kursorit është më e butë, ndërsa preciziteti është më i lartë, dhe këtë praktikisht në çfarëdo sipërfaqe mbi të cilën punoni. 

Bateria në V450 do të zgjasë deri në 12 muaj ndërsa ky produkt pritet të dalë në shitje në SHBA në fillim të muajit maj, me çmim të shitjes me pakicë prej 50 dollarësh, derisa në Evropë do të arrijë në fillim të qershorit.













Sot kete faqe e kane vizituar: 23 visitors (24 hits) ! Copyright Tani.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free