Virgjëria

Pyesin Rrustën nëse Faza ka qenë e virgjër kur është martuar për të, e ai si i habitur përgjigjet:
- Valla, as vet se di. Do po thonë që ka qenë, e do jo.

Të gjitha ngadalë

U flet mësuesja nxënësve:
- Ju shkruani ngadalë, ngadalë numëroni, ngadalë mendoni... A ka ndonjë gjë që bëni shpejt?
Ia kthen Shuli:
- Shpejt lodhemi mësuese!

Rrusta vozitës

Punësohet Rrusta si shofer autobusi. Në përcaktimin e punëve shefi i thotë:
- Rrustë, do të duhet të paguash edhe biletat.
Rrusta thotë:
- S’ka problem.
Të njëjtën ditë Rrusta bie në një greminë dhe e bën autobusin copë-copë. Vjen shefi në spital për ta vizituar dhe e pyet se si ngjau aksidenti. Rrusta i përgjigjet:
- Nuk kam lidhje, unë isha në pjesën e prapme të autobusit duke paguar biletat.

Impotenca dhe buka

Dëgjon diku gjyshi se buka është shumë e mirë kundër impotencës, prandaj mësynë në furrë:
- Ju lutem 5 kilogramë bukë!
Furrtari:
- Po çka po ju duhen gjithë kjo bukë, do t’ju forcohet!
- 15 kilogramë atëherë!

Shurupi

Vjen burri në shtëpi dhe menjëherë e dërgon gruan në krevat.
Seksi ecën mirë, derisa gruaja nuk ia nis të kollitet.
Burri i egërsuar kërcen nga krevati dhe bërtet:
- I dhashë tërë ato para për Viagran, e t’i nuk je në gjendje të blesh një shurup të thjeshtë për koll.

Spermatozoidet

Derisa dy spermatozoid ecin rrugës, njërin e shkel automjeti.
Tjetri ia kthen:
- "Valla more jaran, prej teje kurrë njeri nuk mund del".

Qeni me një sy

Ecin dy biondina dhe njëra i thotë tjetrës:
-Ej, këqyre atë qen me një sy!.
Biondina tjetër e mbulon njërin sy me dorë dhe thotë:
-Ku, ku?

Nipat

Flasin dy gjyshe për nipat e tyre. Njëra i thotë tjetrës:
- Nipi im është çmendur krejt. Tërë natën rri ulur pranë kompjuterit, e telefoni kurrë nuk është i lirë. S’ka gjë prej tij!
Gjyshja tjetër ia kthen:
- E nipi im do të bëhet doktor ose pilot!
- Nga e di?
- Sa herë që futem në dhomën e tij, në të gjitha anët ka shiringa, e ai më thotë "Gjyshe, hajde të fluturojmë!"

Vesi

Pyet gjykatësi të akuzuarin:
- Pse mbytët gruan tuaj të parë?
- Më tradhtonte.
- E pse e mbytët gruan tuaj të dytë?
- Nuk më donte më.
- E të tretën, pse?
- Epo, vesi gjykatës.

Krejt më thërrasin!

Hyn vrasësi në shtëpi dhe i gjen burrin e gruan në krevat. Pyet gruan:
- Qysh e ke emrin?
- Fazë, ia kthen gruaja.
- Nuk do të vras sepse edhe nëna ime e ka emrin si ti, shton vrasësi.
- E ti qysh e ke emrin?, e pyet më pas burrin.
- Emrin e kam Rrustem, por krejt miqtë më thirrin Fazë.













Sot kete faqe e kane vizituar: 7 visitors (7 hits) ! Copyright Tani.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free