![]() |
|||||
Zbulohet lidhja e Rihannas
![]() Nëna e yllit të muzikës R&B, Chris Brown, ia ka zbuluar romancën djalit të saj me bukuroshen dhe këngëtaren, Rihanna, duke thënë se ajo është femra më seksi dhe më e ëmbël me të cilën Chris ka dalë ndonjëherë. Joyce Hawkins kishte marrë pjesë në sallën e ndarjes së çmimeve, BET Awards, së bashku me djalin e saj dhe të ‘dashurën’ e tij, duke folur vazhdimisht vetëm fjalë të bukura për Rihannan. Të pranishmit kanë pohuar se Rihanna dhe Brown me të arritur nuk i kishin fshehur aspak emocionet për njëri-tjetrin. “Ata hyrën duke u mbajtur për dore dhe duke e puthur njëri-tjetrin në qafë”, ka thënë një i pranishëm. Jolie do të luajë në "Sin City 2" ![]() Aktorja, Angelina Jolie, dëshiron të aktrojë në pjesën e dytë të filmit, "Sin City", duke thënë se ajo është e intriguar me atë se çka mund të bëjë në pjesën tjetër regjisori, Frank Miller. Aktorja seksi është një fanse e madhe e adaptimit të librit komik në filmin e vitit 2004, derisa Millerit ka kërkuar ta ketë Jolien në filmin e ardhshëm. Ylli i filmit, “Tomb Raider” është e interesuar në ofertën e Millerit, pasi që mendon se regjisori është një gjeni. “Filmi i parë ‘Sin Citi’ më ka lënë shumë përshtypje, por nuk e di se çka do të bëjnë me pjesën e dytë të filmit. Vërtet jam kureshtare. Mendoj se Miller është një gjeni”, ka thënë Jolie për MTV.com. 50 Cent: Shaniqua dëshiron të më lëndojë ![]() Reperi, 50 Cent, ka folur për lidhjen me ish- të dashurën e tij duke thënë se ajo po e shfrytëzon djalin e tyre, me qëllim që ta lëndojë atë. Ylli i hip-hopit dhe ish-e dashura e tij, Shaniqua Tompkins, kanë luftuar në gjyq për shtëpinë e reperit në Long Island të New Yorkut, ku kanë jetuar Tompkins dhe dhe djali i tyre 11-vjeçar, Marquise, ndërsa kjo shtëpi ishte djegur në maj. Reperi aktualisht e akuzon Tompkins për shpifje, pasi ajo kishte deklaruar se 50 Cent ia kishte vënë zjarrin shtëpisë. “Ajo është mësuar të harxhojë shumë dhe tani që nuk është me mua, po e shfrytëzon djalin që të merr para. Asaj i nevojiten shumë më tepër sesa paguaj unë. Prandaj dëshiron të më lëndojë me shpifje”, ka thënë reperi. |
![]() |